Kura për një fytyrë të shëndetshme nuk është edhe aq e thjeshtë. Ju keni kremra për ditën, për pasdite si dhe për natën, secila me funksionin specifik të saj. Me siguri ju ka ndodhur që kur keni lyer trupin me krem keni kaluar edhe nga fytyra duke e lyer edhe atë gjithashtu por ky është një gabim i madh që po bëni. Kremrat për trupin janë më të rënda. Fytyrës suaj i nevojitet një krem i lehtë, aq më tepër në muajt e verës, kremra të butë dhe të ndjeshëm. Përveç kësaj kremrat e trupit shërbejnë për hidratim të lëkurës.
Ndërkaq, dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj.
Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar. Vazelina vepron si një barrierë midis lëkurës dhe ajrit duke e mbajtur nxehtësinë direkt në djegie. Kjo vetëm do ta shtojë kruajtjen dhe do ta shtojë gjithashtu dhimbjen.