Pra shkuat në plazh dhe u “përcëlluat” nga dielli…/Ja si të shmangni rrjepjen e lëkurës!
Kur lëkura dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë, dhe jo vetëm gjatë verës. Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrijë të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe antoksidantë.
Menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur të përdorni kompresa të ftohta. Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë. Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë. Mjekët këshillojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit. Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me krem mbrojtës. Aloe vera funskionon si magji kundër djegies së lëkurës, ndaj dhe këshillohet përdorimi i saj.
Nëse nuk e dini gjethet e bimës para se të përdoren duhet të lihen në një gotë me ujë. Kështu kur ta përdorni xheli i saj nuk do të ketë më enzimat që shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.