Po rrezikoni jetën tuaj, ilaçet që nuk duhet t’i përzieni me ibuprofenin…

Marisa Karabeci
26/07/2023

Ibuprofeni është një medikament që mund të blihet pa recetë dhe nuk është shumë agresiv për trupin. Por, kjo nuk do të thotë se është pa rrezik. Ashtu si të gjitha medikamentet, kutia përmban një listë të detajuar të efekteve anësore që mund të shkaktohen nga konsumimi i ibuprofenit. Për më tepër, ka rrethana të caktuara që mund të shtojnë pasojat negative të tij, siç është përzierja me produkte të tjera.

Përveç kësaj, këshillohet gjithmonë të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar që nuk keni ndonjë alergji, intolerancë apo patologji specifike. Lista e gjërave që rekomandohet të mos përzihen me ibuprofen është e gjatë. Simptomat që mund të shfaqen variojnë nga dëmtimi i mëlçisë deri tek lodhja apo marramendja.

Ilaçet të cilat nuk duhet shoqëruar ibuprofeni janë aspirina, antikoagulantët, kortizoni, kodeinë, ulaçe kundër depresionit, metotreksat (për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve inflamatore), digoksina dhe glikozide të tjera kardiotonike (të përdorura në trajtimin e çrregullimeve të zemrës), fenitoina (përdoret në trajtimin e epilepsisë), diuretikët, medikamente që ulin presionin e lartë të gjakut (tensionin) dhe zidovudina (një ilaç kundër virusit të SIDA-s).

Më shumë