Mrekullia për lëkurën tuaj në këto ditë përvëluese, ja si të përgatisni scrub me tërshërë!

Marisa Karabeci
01/08/2023

Scrub-et janë përzjerje shumë të rëndësishme për një lëkurë të bukur, të butë dhe plot shkëlqim. Ato gjenden me përbërje të ndryshme që luajnë një rol të caktuar në lëkurën tonë. Një scrub qetësues për lëkurën do t’ju vijë në ndihmë në këto ditë përvëluese.

Tërshëra është qetësuese dhe është e pasur me polisakaride natyrale, të cilat lidhin ujin dhe formojnë një pengesë që mbron lëkurën. Përbërësit që ju nevojiten janë një filxhan tërshërë, 1/2 filxhan sheqer kafë, 1/2 filxhan vaj ulliri, tetë pika të vajit tuaj esencial të preferuar dhe më pas shihni nëse duhet të shtoni pak më tepër vaj esencial nëse nevojitet.

Bashkojini të gjithë përbërësit në një enë dhe aplikojeni në trup me lëvizje rrethore, në fund të larjes në dush.
Shpëlajeni, duke lejuar që një pjesë e vajit të mbetet në lëkurën tuaj. Këtë përgatitje mund ta ruani në frigorifer dhe mund të zgjasë deri në 5 ditë.

Më shumë