Nëse mendoni se asgjë nuk mund t’ju çudisë më, nuk keni parë ende (zh)veshjen e fundit të Bianca Censori-t…
Kanye West dhe Bianca Censori kanë disa ditë që ndodhen në Itali dhe herë pas here kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me daljet e tyre në publik. Së fundmi, bashkëshortja e reperit të njohur është fotografuar duke shëtitur nëpër Itali “topless”.
Ajo mban në duar një jastëk, me të cilin mbulon gjoksin. Gjithashtu mban veshur edhe një palë geta ngjyrë nude. Nga ana tjetër, 46-vjeçari u shfaq i veshur i gjithi me të zeza. Në kokë mbante një kapuç, ndërkohë nuk kishte veshur këpucë por vetëm çorape.
Fotot janë realizuar nga “Daily Mail” që shkruan se kjo dalje e tyre publike është bërë të mërkurën. Ata janë fotografuar teksa dilnin nga hoteli ku qëndrojnë në Firence dhe po shkonin për të bërë shopping. Kjo paraqitje mjaft e çuditshme dhe shqetësuese vjen në mes të një hetimi që policia italiane ka nisur për sjelljen e “shthurur” të çiftit të famshëm.