Pedalim me biçikleta në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”

Sindi Metushi
18/09/2023

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, më datë 19 Shtator, ora 17.30, në sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillojë aktivitetin “Pedalim me biçikleta në Tiranë”. Ky aktivitet do të zhvillohet në formën e një shëtitjeje me biçikleta në të gjithë qytetin, për të promovuar çiklizmin si aktivitet argëtues dhe funksional, i mundur për të gjithë grupmoshat.

Itinerari i këtij pedalimi do të jetë: Fillimi Sheshi “Nënë Tereza” – Libri Universitar – Sheshi Willson – Rr.“Sami Frashëri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Gjergj Fishta” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Zogu I” – Bulevardi i Ri – Përfundimi “Sheshi Skënderbej”.

DITA / ORA

(E martë) 17:30

VENDI

Tiranë

Më shumë