“Check-in Fest” një fundjavë e mbushur me aktivitete dedikuar Muzikës, Kulturës dhe Aventurës.

Sindi Metushi
21/09/2023

Kryeqyteti feston në një fundjavë të mbushur me aktivitete dedikuar Muzikës, Kulturës dhe Aventurës. Një natë dedikuar vetëm muzikës Elektronike dhe një tjetër dedikuar muzikës Rock do të përcjellin super energji për të gjithë. Gjithashtu aktivitete të tjera me karakter kulturor dhe argëtues do të plotësojnë panoramën e një festë të madhe dhe të veçantë që krijon momente të paharrueshme.

Piramida e Tiranës do të kthehet në një vend të mahnitshëm ku do të kërcejmë dhe këndojmë nën tingujt e muzikës që do të performohet Live nga banda të zgjedhura dhe artistët më në zë.

DITA / ORA

(E premte) 17:00

VENDI

Piramida

Rruga Papa Gjon Pali II Tirana

Më shumë