Reumatizma, si të lehtësoni dhimbjet e kyçeve dhe gjymtyrëve të cilat shtohen me ndryshimin e temperaturave!

Marisa Karabeci
21/09/2023

Shumë njerëz thonë se me ardhjen e vjeshtës, dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe më të forta. Ky nuk është thjesht një perceptim, sepse shkencëtarët pohojnë që ka disa arsye përse dhimbjet e kokës bëhen më të forta në vjeshtë. Alergjenët janë ndër shkaktarët më të përhapur të migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Në vjeshtë, ka alergjenë të caktuar në ajër që ndikojnë në sasinë e histaminës në trup, e cila në vetvete shkakton inflamacion në sinuse dhe nxit dhimbjen e kokës.

Jo vetëm dhimbjet e kokës. Luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort edhe në dhimbjet e reumatizmës. Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet te gishtat, gjunjët, këmbët dhe nyjat. Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë. Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde. Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen.

Por, nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme. Rekomandohet ta shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet. Bëni lëvizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur. Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.

Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagështirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë. Mbulohuni dhe vishni rroba të plota. Bëni një banjë të ngrohtë për 20 minuta. Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde. Vajrat esencialë që gjendet në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm për të masazhuar gjymtyrët. Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes.

Ndërkaq, shumë studime mjekësore kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90% rastet e dhimbjeve nga reumatizma. Trëndafili i egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të reumatizmës duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

Më shumë