“Festivali i Rinisë 2023” Një botë me mundësi për të rinjtë

Sindi Metushi
27/09/2023

A jeni gati të bashkoheni me të rinjtë, në një prej eventeve kombëtare më të mëdha kushtuar brezit të ri dhe çështjeve që ata duan të adresojnë?

Ju ftojmë në Festivalin e Rinisë 2023 për të festuar së bashku energjinë, kreativitetin dhe potencialin e të rinjve. Me synimin për të sjellë një frymë inovative dhe duke përdorur teknologjinë si mjet për sukses, të rinjtë nga 7 bashki të Shqipërisë do të ofrojnë zgjidhje për adresimin e një prej problematikave që i shqetëson më së shumti në komunitetet ku ata jetojnë.

Festivali i Rinisë 2023: Një botë me mundësi për të rinjtë, organizohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO.

DITA / ORA

(E mërkurë) 11:00

VENDI

Piramida

Rruga Papa Gjon Pali II Tirana

Më shumë