Përveç se të mira për t’u ngrënë, gështenjat mund t’i përdorni edhe si maskë për fytyrën!

Marisa Karabeci
27/09/2023

Gështenjat janë simbol i vetë vjeshtës dhe kanë shumë vlera të dobishme. Njëherë e një kohë kanë qënë ushqim i të varfërve, por sot janë mjaft të çmuara dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme, të ziera, të pjekura, të thata apo dhe marmalatë. Kush i konsumon është i sigurtë për diçka, gështenjat na japin mjaft substanca të vlefshme që janë shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke patur parasysh se nuk ka fare gluten.

Janë gjithashtu antioksidantët e shumtë ata që i shndërrojnë gështenjat në aleatin e bukurisë sonë. Ekstrakti i gështenjave jo vetëm që hidraton lëkurën në nivel qelizor, por riparon dhe dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet. Vitamina C e gjendur në këtë frut ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit.

Gështenja rekomandohet kryesisht për njerëzit që e kanë lëkurën e yndyrshme. Astigeni, i gjendur tek tuli i gështenjës ka aftësi të jashtëzakonshme hidratuese. Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni tulin e gështenjave të ziera me pak qumësht apo kos dhe ta aplikoni në lëkurë. Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Nëse dëshironi një refleks të bukur ngjyrë kaf, mjafton t’i shpëlani flokët me ujin e gështenjave të ziera. Ky trajtim është natyral dhe nuk dëmton flokët tuaj, por nuk mund të zëvendësojë bojrat. Ndërkaq, përgatisni një scrub me miellin e gështenjave dhe disa pika vaj bajamesh, apo me çfarë vaji të keni. Ai do të eliminojë shtresat e vdekura të lëkurës dhe do t’i japë trupit shkëlqim.

Më shumë