Për ju që vuani nga lëkura e yndyrshme, tek kjo maskë do të gjeni shpëtim…

Anja Dervishi
30/09/2023

Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju. Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën e të gjithëve.

Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjimi të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë. Gjithçka që ju duhet janë 2 lugë miell, një e bardhë veze dhe 1 lugë gjelle karotë.

Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende. Hidheni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur. Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

Më shumë