Pas një simptome menjëherë keni vrapuar për në kompjuter për të kuptuar më shumë rreth kësaj shenje? Sondazhet tregojnë se rreth 90% e pacientëve kërkojnë në Google për simptomat e tyre para se të flasin me mjekun. Por, një zakon i tillë mund t’ju shkaktojë ankth. Fillimisht filloni kërkimin me burime të njohurr. Kërkoni në faqet zyrtare të organizatave të mëdha shëndetësore, spitaleve dhe universiteteve të njohura.
Informacioni i pasaktë shëndetësor është kudo në internet. Ju duhet të filloni kërkimin me burime të njohura dhe me reputacion. Faqe të tilla si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Klinika Mayo apo Klinika Cleveland njihen si ndër më të besuarat sa i takon informacioneve që përcjellin bazuar në burime dhe kërkime shkencore.
Që të kuptoni nëse një studim është i besueshëm duhet të kërkoni në disa burime. Nëse është botuar në një revistë shkencore, në një ëebsite të njohur dhe me reputacion. Nëse po, sa transparent është kërkimi, kush e ka financuar, a ka konflikt interesi etj. Në vend që të futeni në panik, kontaktoni një mjek i cili mund t’ju ndihmojë në dhënien e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që keni. Mbani shënim informacionet që doni të diskutoni. Kur keni dyshime, bisedoni me ekspertë shëndetësorë.