‘Përqafoni’ këto këshilla nëse doni të shpëtoni nga kapsllëku!

Marisa Karabeci
10/10/2023

Sipas Klinikës Cleveland, kapsllëku ndodh më shpesh për shkak të ndryshimeve në dietë ose për shkak të marrjes së pamjaftueshme të fibrave. Në rrjetin e saj social TikTok, mjekja Janine Bowring thekson se fiqtë janë një zgjedhje e shkëlqyer për stimulimin e lëvizjeve të zorrëve, sepse janë të pasur me fibra. Fibrat ndihmojnë te kapsllëku, sepse rrisin peshën dhe madhësinë e jashtëqitjes dhe e zbusin atë.

Ushqime të tjera të pasura me fibra janë kumbullat, portokajtë, ananasi, manaferrat, mango dhe avokado. “Për të mbajtur zorrët në formë të mirë, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar siç duhet”,-thotë Bowring.

Kur nuk pini mjaftushëm lëngje, jashtëqitja juaj mund të bëhet e thatë dhe e fortë. Përafërsisht 20% e marrjes ditore të lëngjeve zakonisht vjen nga ushqimi dhe pjesa tjetër nga pijet.

Kafeja është e njohur shpesh sepse stimulon lëvizjen e zorrëve dhe këtë e vërtetojnë kërkimet shkencore por Boëring ka një truk për ta bërë atë edhe më efektiv: shtoni vaj ulliri në filxhanin tuaj të mëngjesit. Sipas studimit të Bowring, gratë që shtuan vetëm një lugë vaj ulliri në vaktin e tyre përjetuan më shumë humbje yndyre dhe një rënie të ndjeshme të presionit të gjakut në krahasim me ata që nuk e kanë bërë.

Ky rezultat i jashtëzakonshëm mund t’i atribuohet pranisë së polifenoleve në vajin e ullirit, të cilat në mënyrë efektive reduktojnë inflamacionin në traktin tretës dhe nxisin rritjen e baktereve të dobishme. Rekomandime të tjera të vetë-kujdesit për kapsllëkun nga Klinika e Cleveland përfshijnë ushtrimet, shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe të skuqura dhe ngritjen e këmbëve kur jeni ulur në tualet.

Më shumë