Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Sardenjas dhe Teatrin “Migjeni” në Shkodër për vënien në skenë të premierës “Vizita”.

Sindi Metushi
24/10/2023
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Sardenjas dhe Teatrin “Migjeni” në Shkodër për vënien në skenë të premierës “Vizita”, me regji të Davide Iodice,një nga regjisorët më të suksesshëm të teatrit bashkëkohor 27-28-29 ottobre 2023 ore 19:00SCUTARI – Teatro “Migjeni” / SHKODËR – Teatri “Migjeni” 01-02 novembre 2023 ore 19:00TIRANA – Teatro Nazionale (ArTurbina) / TIRANË – Teatri Kombëtar (ArTurbina)

Ndodhi papritur, askush nuk e di për çfarë arsye, por ai, engjëlli, e gjeti veten duke fluturuar mbi qiejt e tokës. I marri i fshatit e di dhe e kujton mirë, sepse ishte i pari që e pa dhe i fundit që e harroi.
Mbi qiej që thjesht i kishte ëndërruar apo imagjinuar, engjëlli fluturon, i mbushur me habi, derisa një prift, prift i atij fshati, apo asaj çfarë kishte mbetur nga ai fshat, me plagët e luftës ende të dukshme, e qëllon. Prifti qëllon engjëllin. I tronditur dhe i befasuar nga kjo qenie e jashtëzakonshme dhe nga një ndjenjë e thellë faji, prifti vendos të mirëpresë dhe të kujdeset për mysafirin; një engjëll, i mrekullueshëm dhe enigmatik, që vëzhgon me sytë e habisë “jetën”, atë “jetë” krejtësisht njerëzore. Një jetë, megjithatë, që dalëngadalë bëhet e vështirë, e ndërlikuar, mbi të gjitha falë armiqësisë së fshatit, që nuk e duron dot vizitën e të huajit, të engjëllit, duke stigmatizuar deformimin e tij, diversitetin e tij. Gradualisht, i ngarkuar nga poshtërimet dhe talljet, i paaftë për t’u kthyer në vendin qiellor dhe i mbyllur në “kafazin” njerëzor, engjëlli do të gjejë lehtësim vetëm tek muzika e violinës, që ai e luan me mjeshtëri të rrallë dhe “paqe” vetëm tek sytë dhe dashuria e Delisë.
Teksti në bazën e partiturës skenike, e merr frymëzimin e lirë nga “Vizita e mrekullueshme” e Herbert George Wells, një pararendës vizionar i zhanreve dhe gjuhëve, duke e zhvendosur gjithsesi boshtin e interesit të tij nga satira karshi konformizmit viktorian, drejt një kritike më bashkëkohore, e cila, mbi të gjitha ka të bëjë me mënyrën se si mirëpritet “ai që vjen nga jashtë”, i huaji.  Qoftë emigrant, apo qoftë engjëll, nuk ka rëndësi; nëse nuk je si unë, nëse nuk të njoh, atëherë ti përbën rrezik.
DAVIDE IODICE – Diplomuar për regji në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” në Romë me Maestro Andrea Camilleri, ai është një nga themeluesit e kompanisë libera mente, dhe drejtor artistik i saj. Ka punuar si bashkëdrejtor artistik pranë Qendrës Kërkimore Teatro Nuovo në Napoli, është krijuesi dhe drejtori artistik i Scuola Elementary del Teatro | Konservatori popullor për projektin e artit skenik, artit dhe përfshirjes sociale dhe gjithashtu përgjegjës për projektet e artit dhe përfshirjes sociale për Teatrin Trianon Viviani.
Ka bashkëpunuar në funksione të ndryshme me Carmelo Bene, Leo De Berardinis, Carlo Cecchi, Roberto De Simone, me maestro Guarrattella Bruno Leone dhe me kërcimtarë dhe interpretues nga Teatri Tanz i Pina Bausch, Compagnie Maguy Marin dhe grupi i kërcimit Mark Morris. Ka punuar dhe vazhdon të punojë me teatrin edhe në vende të tilla si Spitali Psikiatrik S.Maria della Pietà në Romë, burgu Volterra, Giudecca dhe Nola apo konvikti publik në Napoli dhe OPG në Secondigliano.
Teatri dhe puna e tij pedagogjike, përveçse në Itali, janë mirëpritur edhe në Francë, Angli, Spanjë, Zvicër, Gjermani dhe Suedi. Ka krijuar vepra radiofonike për Radio 3 Rai me bashkëpunimin e Goffredo Fofi dhe Maurizio Braucci, dokumentarin kolektiv Com’è bella la Città me Roberta Torre, Pasquale Pozzessere, Giovanni Maderna dhe është protagonist dhe autor i shkrimit skenik të filmit dokumentar Gelsomina Verde, me regji të Massimiliano Pacifico. Teatri i tij është objekt i botimeve në libra dhe revista të specializuara kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe i temave të ndryshme të gradave dhe doktoraturës në Universitetet dhe Akademitë e Arteve të Bukura në Napoli, Salerno, Milano, Bolonja, Piza, Palermo, Pavia, Cagliari, Siena.
Botuar së fundmi: Mal’essere pjesë e
 vëllimit Dopo Eduardo, Tridhjetë vjet dramaturgji e re në Napoli, nga Luciana Libero, vëllimin La Poetica teatro di Davide Iodice, nga Marina Sorge Ediz. Universiteti i Napolit L’Orientale dhe dramaturgjia e shfaqjesLa Luna, botimet Opere da Tre Soldi.

Më shumë