Nëse nuk e dinit deri më tani, mësojeni! Këto gjëra nuk duhet t’i mbani kurrsesi në tualetin tuaj!

Anja Dervishi
24/10/2023

o të gjitha gjërat janë të përshtatshme që të ruhen në tualet. Nëse mbajmë disa sende në një mjedis të lagësht dhe të nxehtë, kjo mund të ndikojë në shëndetin dhe pamjen tonë, por edhe qëndrueshmërinë afatshkurtër të vetë artikujve. Ja se për cilat po flasim…

Bizhuteritë

Tualeti nuk është vendi i duhur për ruajtjen e bizhuterive tuaja, edhe nëse thjesht i hiqni ato para se të bëni dush. Një mjedis i lagësht do të bëjë që ato të oksidohen më shpejt, duke bërë që të humbë shkëlqimin dhe të nxihet. Nëse nuk është ar i pastër, aksesorët tuaja të preferuara të përbëra nga metale të ndryshme do të reagojnë keq ndaj lagështisë.

Peshqirët

Mbajtja e peshqirëve të lagur në banjë mund të jetë shumë e keqe. Nxehtësia dhe lagështia i bëjnë banjat një terren perfekt për mbarështimin e baktereve dhe peshqirët do t’i marrin mikrobet që më vonë mund t’i transferojmë në lëkurën tonë. Në mënyrë ideale, duhet t’i lani peshqirët pas tri përdorimeve dhe t’i thani plotësisht përpara se t’i përdorni.

Brisqet

Avulli i dushit dhe akumulimi i lagështisë mund të ndryshkin brisqet e rrojës, gjë që mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Edhe nëse e pastroni dhe e thani siç duhet pas përdorimit, ruajtja në një ambient të lagësht të banjës do ta shkurtojë kohëzgjatjen e përdorimit.

Produktet për kujdesin e lëkurës

Kur kremi i lëkurës nuk është i mbyllur fort, ajri i lagësht në banjë mund të nxisë rritjen e baktereve që shkaktojnë aknet. Sa herë që bëni dush, nxehtësia mund të shkaktojë shpërbërjen e përbërësve. Një sirtar i thatë jashtë tualetit është vendi i përsosur për t’i ruajtur produktet e kujdesit të lëkurës.

Mbajtësi i sapunit

Mbajtja e sapunit pranë dushit mund të shkurtojë kohëzgjatjen e përdorimit të tij. Uji do ta shkrijë sapunin dhe mbetjet do të grumbullohen në kabinën tuaj të dushit. Mënyra më e mirë për ta ruajtur sapunin është ta mbani atë në një enë sapuni me vrima larg dushit.

Më shumë