Thuajini ‘Jo’ pjasterit! Përdorni këto metoda natyrale për drejtimin e tyre!

Marisa Karabeci
30/10/2023

Rregullimi i flokëve çdo mëngjes është një stres më vete. Shpesh një zgjidhje më e shpejtë që ndoshta të kursen më shumë kohë është pjastrimi i tyre. Kjo sigurisht që është shumë e dëmshëm për shëndetin e flokëve dhe ne do t’ju tregojmë disa metoda natyrale se si mund ti drejtoni ato pa përdorur nxehtësi.

Tërshëra dhe aloe vera janë të njohura për vetitë e tyre ushqyese sidomos kur bëhet fjalë për lëkurën dhe flokët. Merrni 1 gjethe aloe vera dhe 2 lugë tërshërë të bluar. Nxirrni xhelin e aloe verës nga gjethja dhe shtoni tërshërën derisa të krijohet një përzierje e njëtrajtshme. Aplikojeni në flokë, masazhojeni dhe lëreni të veprojë për 20 min. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Vaji i ullirit është aleati kryesor për shëndetin e mirë të flokëve, gjithashtu edhe vaji i jaseminit njihet për vetitë e tij zbutëse. Merrni 2 lugë vaj ulliri dhe 5 ose 6 pika vaj jasemini. Përziejini vajin e ullirit me atë të jaseminit dhe përdoreni në flok të lagur pasi ta keni larë me shampo dhe para se ta keni lëmuar flokun me balsam. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani flokun me ujë të bollshëm.

Uthulla e mollës nga ana tjetër njihet për vetitë mirëbërëse, por sidomos roli i saj në flokë ka të bëjë me rikthimin e niveleve të pH natyral, lufton zbokthin dhe ndihmon në rritjen e flokëve. Merrni 2 lugë gjelle uthull molle dhe 1 filxhan ujë. Hollojeni uthullën e mollës me një filxhan ujë dhe aplikojeni në të gjithë lëkurën e kokës. Pasi të jetë përthithur mirë nga floku, vijoni larjen e tyre si normalisht me shampo.

Më shumë