“Muzikë nga vitet e stuhishme” në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, kompozimet e artistëve shqiptarë ikonë, si Dhora Leka, Simon Gjoni dhe Nikolla Zoraqi, me koncertin “Muzikë nga vitet e stuhishme”, të enjten më 2 nëntor.
Që nga himnizuesja “E lirë u ngrit toka jonë”, tek “Uvertura me temat heroike”, nga “Cuca e Maleve” e deri te opera-baleti autobiografik “Një jetë në stuhi” e Dhora Lekës, ilustruar me projektime fragmentesh dhe foto ilustruese, vlerësime nga personalitet dhe artistë që kanë interpretuar muzikën e tyre nder vite.
Koncerti memorial, me përzgjedhje veprash artistike nga më të spikaturat e muzikës shqiptare, do të sillet mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike, Solistët dhe Kori i TKOB-së, nën dirigjimin e Edmond Dokos dhe dirigjentin e Korit, Dritan Lumshit. E veçanta e këtij koncerti do të jetë edhe pjesëmarrja e Korit të Zërave të Bardhë, përgatitur nga Sonila Baboçi.
DITA / ORA
(E enjte) 19:00
VENDI
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Sheshi Skënderbej