Çizmet e Kate Middleton, trendi i këtij sezoni!

Marisa Karabeci
07/11/2023

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, princi i Uellsit William, u pa disa ditë më parë në një aktivitet social në Moray të Skocisë, e veshur me një palë çizme deri në kyçin e këmbës, të cilat tërhoqën vëmendjen në çast dhe u kthyen në krye të listës së dëshirave të këtij sezoni.

Këto janë çizmet CODA, një riinterpretim më femëror dhe romantik i çizmeve klasike Chelsea. Një model super i gjithanshëm, që është gati të na shoqërojë me stil dhe rehati edhe në këto ditë vjeshte. Sholla e tyre e trashë garanton rehati absolute dhe janë po aq praktike edhe kur i vishni.

Ky është muaji në të cilin vjeshta vjen me të vërtetë, për t’u përshtatur me klimën gjithnjë e më të ftohtë dhe të zymtë të nëntorit 2023, keni nevojë për “një guidë”. Si të visheni çdo ditë, pa humbur elegancën? Mes shiut të nëntorit dhe ditëve të gjata në zyrë, lodhja natyrale e periudhës për shkak të ndryshimit të kohës mund të rezultojë fatale për pamjen. Njihuni në këtë link me idetë më të kërkuara që ju lejojnë jo vetëm ta përballoni me sukses motin e ftohtë të stinës, por edhe të kryeni me stil detyrat e përditshme. 

Më shumë