Teksa vitet kalojnë ju po shëndosheni gjithnjë e më shumë?! Ja se çfarë tregon studimi i fundit!

Marisa Karabeci
13/11/2023

Ae keni vënë re që teksa vitet kanë kaluar ju keni shtuar peshë?! Një studim ka zbuluar se gjatë plakjes qarkullimi i lipideve në indin dhjamor zvogëlohet dhe bëhet më i lehtë shtimi në peshë, edhe nëse nuk hamë më shumë ose nuk bëjmë më pak aktivitet fizik se më parë. Studimi ekzaminoi 54 burra dhe gra për një periudhë prej rreth 13 vitesh dhe të cilët treguan një ulje të shpejtësisë me të cilën hiqen dhe ruhen lipidet, ose yndyrnat, në qelizat yndyrore.

Pjesëmarrësit që nuk kishin zvogëluar kaloritë e dietës së tyre, u shëndoshën me 20% më shumë. Për të kuptuar pse, studiuesit ekzaminuan qarkullimin e lipideve të 41 grave që i nënshtroheshin një operacioni bariatrik për të kuptuar nëse shkalla e qarkullimit të lipideve kishte ndikuar në aftësinë e tyre për të ruajtur peshën pas rreth 7 vjetësh pas ndërhyrjes.

Ato që kishin një normë të ulët para operacionit ishin në gjendje të rrisnin qarkullimin e lipideve dhe të ruanin humbjen e peshës. Rezultatet tregojnë se proceset e indit tonë dhjamor rregullojnë ndryshimet në peshën e trupit gjatë plakjes në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë, kjo mund të hapë horizonte të reja për të trajtuar mbipeshën. Obeziteti duhet të klasifikohet si një çrregullim i zhvillimit të trurit, thonë mjekët.

Kjo do ta vendoste atë në të njëjtën klasë si autizmi, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe Asperger-it. Ata e kanë bërë rekomandimin pasi një studim tregoi se obeziteti ishte shkaktuar pjesërisht nga ndryshimet në tru gjatë fëmijërisë. Obeziteti aktualisht konsiderohet si një sëmundje e sjelljes, një model i zgjedhjeve shkatërruese që bëjnë njerëzit që dëmtojnë shëndetin e tyre. Ndërkaq, një studim i fundit ka pohuar se personat mbipeshë janë më pak inteligjent sesa njerëzit që kanë një peshë normale. Meshkujt dhe gratë që vuajnë nga mbipesha kanë më pak materie të bardha dhe të hirta në zonat e trurit. 

Më shumë