Elle Macpherson në kopertinën e “Harper’s Bazaar Spain”, 59-vjeçarja pranon se e ka urryer modelingun!
Elle Macpherson dukej e mahnitshme në kopertinën e dhjetorit të “Harper’s Bazaar Spain”, e veshur me një triko të gjerë dhe pantallona të shkurta. Në foto e tjera bukuroshja shfaqej më klasike e veshur e gjitha me të zeza.
Supermodelja 59 vjeçare shfaqi gjithashtu fizikun e saj perfekt me rroba banje. Duke folur për këtë fotosesion, Elle pranoi:
Nuk kam dashur kurrë të bëhem modele dhe e kam urryer përvojën e parë të ecjes në një pasarelë. Herën e parë që eca në pasarelë isha 7-vjeçe dhe e bëra me tezen time, e cila ishte modele. E urreja. Unë kurrë nuk kam dashur të bëhem modele, kam dashur të studioj drejtësi dhe të kem një punë të qëndrueshme me të cilën të kisha të ardhura të mjaftueshme që do të më lejonin të rritesha.
Superylli tregoi se si fëmijë besonte se për shkak të gjatësisë e saj, fizikut të saj atletik dhe shpatullave të gjera nuk do të ishte një modele e suksesshme.
Kur mbusha 50-vjeçe nuk ndihesha shumë mirë dhe nuk dukesha shumë mirë. Vura re ndryshime në lëkurën, flokët dhe peshën time. Thjesht nuk ndihesha e frymëzuar, kisha dëshira për sheqer dhe probleme me tretjen. Shkova te dietologia ime dhe thashë dëgjo, diçka nuk është në rregull, duhet të rishikoj stilin tim të jetesës. Po merrja shumë vitamina sintetike, kështu që më sugjeroi një multivitaminë të fuqishme, prebiotikë dhe pluhur probiotik. Fillova ta merrja sepse isha e kequshqyer, nuk flija shumë dhe nuk po haja mjaftueshëm fruta dhe perime ndërsa po pija shumë kafe.