Getat e kuqe janë në trend këtë sezon festiv dhe ofrojnë një pamje lozonjare për xhaketat më të zakonshme me një ngjyrë tërësisht të ndryshme. Getat e kuqe pushtuan skenat në koleksionet e vjeshtës/dimrit 2023.
Prirja për getat e kuqe filloi që në vitin 2016, duke ndikuar në zgjedhjet e stilit të shtëpive kryesore të modës luksoze. Gucci, nën drejtimin e drejtorit të saj të ri kreativ, shfaqi një sërë pamjesh të getave të kuqe, duke lënë të kuptohet për potencialin e tyre si pasardhës të lakmuar të getave ikonike GG.
Dolce & Gabbana dhe Mugler përfshin getat e kuqe në koleksionet e të brendshmeve. Nga ana tjetër Chanel, Eudon Choi dhe Bora Aksu demonstruan kombinimin e getave të kuqe duke i përfshirë ato në pamje më modeste dhe plotësisht të mbuluara.
Getat në përgjithësi, si një aksesor mode, zotërojnë aftësinë unike për të transformuar çdo veshje. Nëse jeni të lumtur të tërheqni vëmendjen tek këmbët tuaja, atëherë ato mund të bëjnë një paraqitje mjaft të guximshme. Në tendencën aktuale të luksit getat e kuqe janë mjaft të preferuara. Ju nuk keni pse të shpenzoni shumë para dhe kjo është një mënyrë për të përditësuar veshjen tuaj pa blerë ndonjë gjë të re në gardërobën tuaj. Ndaj ju ngelet të guxoni dhe provoni.
Lëvizjet e pakujdesshme, thonjtë me majë, sipërfaqet e ashpra dhe shumë kushte të tjera mund të ndikojnë për keq tek getat tuaja të reja. Sa herë ju ka ndodhur që të dilni gjith qejf për t’u argëtuar dhe në atë moment gjithçka duket sikur ju shkatërrohet? Ju vini re që getat që kishit veshur janë grisur. Por mos u shqetësoni më pasi gjithçka e ka një zgjidhje. Si të evitojmë grisjen e getave në mënyrë sa më thjeshtë? Gjithçka që ju nevojitet është një copë sapun. Në këtë mënyrë, situata mund të mos ruhet 100%, por të paktën ju vendosni kufijtë e kornizës problematike.