Hulumtimet tregojnë se dëgjimi i fjalëve relaksuese para gjumit apo podcaste qetësuese mund të jetë mënyra e duhur për të rënë në një gjumë të thellë dhe të qetë. Kjo është arsyeja pse prindërit u lexojnë fëmijëve të tyre histori para gjumit. Por sipas një studimi të ri, dëgjimi i një historie emocionuese ose podcasti relaksues, jo vetëm që ka fuqinë t’ju ndihmojë të flini, por mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të thellë.
Studimi, i publikuar në “Journal of Sleep Research”, bazohet në provat që fjalë të tilla gjatë fazës para gjumit ndihmojnë në rritjen e sasisë së kohës që dikush kalon në gjumë. Duke përdorur një test EKG (elektrokardiogramë), autorët e studimit zbuluan se koha mes rrahjeve të zemrës ishte më e gjatë kur një person që përpiqej të flinte dëgjonte më parë fjalë relaksuese, në krahasim me një grup fjalësh jo dhe aq stimiluese.
Kur studiuesit pëshpëritnin këto fjalë gjatë gjumit, koha mes rrahjeve të zemrës ishte më e vogël se kur fjalët thuheshin përpara. Kjo tregon se sa të vetëdijshëm janë trupat tanë për botën përreth nesh ndërsa flemë dhe se si zhurma e ambientit brenda dhe rreth dhomave tona të gjumit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Ndërsa pushoni gjatë natës, proceset fiziologjike të trupit gradualisht kalojnë në gjendje pushimi.
Dëgjimi i fjalëve qetësuese shërben si një katalizator për relaksim, duke nxitur sistemin nervor parasimpatik. Nga pikëpamja psikologjike, kjo metodë shkakton një vrull emocionesh pozitive, të gjitha të favorshme për të shijuar një gjumë të plotë dhe cilësor. Ndërkaq, me ndryshimin e orës edhe trupi pëson disa avantazhe, por edhe disavantazhe.
Kjo pasi organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin. Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroscience Letters”, njerëzit tentojnë të flenë më pak dhe shohin më pak ëndrra në periudhën e tranzicionit nga ora diellore në atë ligjore, e anasjelltas. Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit.