Ceremonia e dhënies së titullit “𝗤𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿 𝗡𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗶 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝘁“ për Mirush Kabashin

Sindi Metushi
16/04/2024

Të nderuar miq e artdashës.

Ditën e mërkurë 17 Prill, në orën 17:00, në Sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, i jep Mjeshtrit të Skenës, aktorit 𝗠𝗜𝗥𝗨𝗦𝗛 𝗞𝗔𝗕𝗔𝗦𝗛𝗜, Nderi i Kombit, titullin “𝗤𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿 𝗡𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗶 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝘁” (pas vdekjes) në ditën e 76 vjetorit të lindjes së Tij. 🎭

ℹ Në këtë ceremoni të veçantë do të shfaqet EKSKLUZIVE intervista e fundit e Mjeshtrit Kabashi në një rrëfim për jetën në skenën e Teatrit.

Lola, Mendi, Eni dhe shumë miq e kolegë të Mirushit, do të donin t’ju kishin aty ju të gjithëve për ta ndarë këtë moment.

Ju presim!

Më shumë