Dietologia e njohur këshillon të praktikoni këto tre zakone të thjeshta nëse dëshironi të jetoni sa më gjatë!

Marisa Karabeci
27/05/2024

Çdo zgjedhje që ne bëjmë, nga ushqimi që hamë e deri te aktivitetet në të cilat përfshihemi, kontribuon në mirëqenien tonë. Dietologia dhe nutricionistja Mrinal Pandit, veçoi tre zakone të thjeshta të mëngjesit që mund të kontribuojnë në jetëgjatësinë tuaj. Hidratimi i duhur është thelbësor për shëndetin kardiovaskular, ndihmon në ruajtjen e vëllimit të gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Një mëngjes i ekuilibruar është çelësi për ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të energjisë dhe parandalimin e ngrënies së tepërt më vonë gjatë ditës. Mrinal thotë se:

Një mëngjes i ekuilibruar, i cili përfshin proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra, ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, mban energjinë të qëndrueshme dhe zvogëlon gjasat për të ngrënë tepër gjatë ditës.

Gjithashtu, një mëngjes me vlera ushqyese mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ushtrimet në mëngjes janë një mënyrë e fuqishme për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe për të vendosur një ton pozitiv për ditën.

Ushtrimet e mëngjesit, qofshin këto ecje të shpejta, joga apo shtrirje të lehta, forcojnë shëndetin kardiovaskular, muskujt dhe kockat dhe përmirësojnë nivelin e humorit dhe të energjisë gjatë gjithë ditës.

Aktiviteti fizik i vazhdueshëm lidhet me një rrezik të reduktuar të shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit. Duke e bërë ushtrimin prioritet në mëngjes, ne jo vetëm që përmirësojmë shëndetin tonë fizik, por gjithashtu vendosim një ton proaktiv dhe energjik për pjesën tjetër të ditës.

Rikujtojmë se jetëgjatësia globale do të rritet me pothuajse pesë vjet deri në vitin 2050, nga 73.6 vjet në 2022 në 78.2 vjet në 2050, sipas një studimi të botuar në revistën angleze Lancet. Revista mjekësore thotë se deri në vitin 2050, jetëgjatësia për burrat do të rritet me 4.9 vjet në 76 vjet dhe për gratë me 4.3 vjet në 80.5 vjet.

Studimi i Institutit për Shëndetin Publik, i cili merret me statistikat e shëndetit global dhe ndodhet në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, SHBA, thekson se jetëgjatësia do të rritet më shpejt në rajonet që aktualisht kanë jetëgjatësi relativisht të ulët.

Më shumë