Ushqimet që e bëjnë trupin tuaj të djersitet më shumë në verë!

Marisa Karabeci
25/06/2024

Përveç temperaturave të larta edhe ushqimet na bëjnë të djersijmë. Edhe pse ushqimet dhe pijet mund të ndikojnë në secilin trup në mënyra të ndryshme, te disa ka më shumë gjasa të aktivizojë gjëndrat e djersës. Ushqimet që nuk duhen ngrënë janë ushqimet pikante. ushqimet dhe pijet e nxehta, alkooli, kafeina dhe mishi. Përveç një diete të ekuilibruar, ekspertët rekomandojnë që të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Ushqime të ndryshme kontribuojnë gjithashtu në hidratimin e trupit, si frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë uji si shalqiri, kastravecat dhe marulja. Ushqime të tjera që mund të zvogëlojnë djersitjen përfshijnë kosin, qumështin, djathin dhe produkte të tjera të qumështit të pasura me kalcium, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së trupit.

Ndërkaq, koha më e mirë për të filluar me një dietë më të shëndetshme nuk është “nesër” dhe as “java e ardhshme”, por sot dhe tani. Në fakt, nuk ka asnjë moment të keq për të dhe duhet vetëm pak planifikim dhe motivim për të filluar. Megjithatë kur përballemi me ‘vendime të mëdha’ si këto, na duket se negociatat mes policisë dhe grabitësve të bankave janë shumë të thjeshta në krahasim me negociatat që bëjmë me veten përballë pjatës. E gjithë çka duhet të bëni është të ndaloni stomakun nga drejtimi i lojës dhe të vendosni mendjen në punë. Këtë mund ta bëni fare thjesht me disa truke të vogla, që do ju vijnë shumë në ndihmë.

Më shumë