Ekspozita e Fotografive “Cicërima Ujore” në Shkodër

Sindi Metushi
28/06/2024

Ekspozita e Fotografive “Cicërima Ujore”

Duke filluar nga data 1 Korrik, ora 19:00 deri më datën 15 Korrik, në Rezidencën Qeveritare dhe pranë zonave të mbrojtura në Velipojë, do të zhvillohet ekspozita e fotografive “Cicërima Ujore”.

Kjo ekspozitë i jep rëndësi ndikimit të ndotjes së detit në popullsinë e zogjve lokal. Nisma jonë synon të rrisë ndërgjegjësimin kritik për këtë çështje urgjente mjedisore.
Fotografë të jetës së egër nga e gjithë bota janë mbledhur për t’iu bashkuar përpjekjeve tona të mbrojtjes. Nëpërmjet vizioneve të tyre artistike, ata kapin dhe ndajnë bukurinë mahnitëse të natyrës, duke theksuar nevojën urgjente për mbrojtjen e mjedisit.

Bashkohuni me ne për të vlerësuar punën e tyre dhe për të mbështetur mesazhin tonë të mbrojtjes së mjedisit!

Më shumë