Festivali i Verës dhe Vreshtit në kryeqytet.

Sindi Metushi
22/07/2024

Bashkia e Tiranës për të pestin vit radhazi do të mbështesë dhe organizojë Festivalin e Verës dhe Vreshtit në kryeqytet. Organizimi i këtij festivali lokal synon të promovojë agroturizmin në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe produktet bio vendase si vera e prodhuar në zonë. Kultivimi i vreshtave dhe prodhimi i verës në këtë rajon është kthyer në traditë. Veprimtaria do të shoqërohet me një mini-Panair ku do të ekspozohen prodhimet e vreshtave dhe lloje të ndryshme verërash. Do të përfshihen të gjitha produktet bujqësore dhe nënproduktet e rrushit. Restorantet nga zonat përreth dhe kryeqyteti do të prezantojnë gatimet e tyre me ushqime tradicionale. Duke u kthyer në traditë, ky event promovon jo vetëm prodhimet vendase, por edhe të gjithë rajonin si një atraksion turistik.

Më shumë