Mbani frymën njerëz! Këpucët më të shëmtuara në botë po rikthehen në modë!

Anja Dervishi
28/09/2024

Çizmet me taka kontroversiale të vitit 2010 po rikthehen në modë dhe duket se janë në kohë për vjeshtën. Vajzat e modës po presin ‘ringjalljen’ e “Tumblr summer”, në nder të blogut të famshëm që dikur ishte platforma e postimeve të çuditshme.

Çizmet e famshme Lita të Jeffrey Campbell kanë dalë tashmë nga harresa bashkë me ‘arsenalin’ e tyre. Vetëm pak pas javëve të para nga rikthimi në treg, janë shitur 430 palë prej çizmeve 195 dollarëshe, ndërsa shumë të tjerë ndoshta i kanë ende në dollap.

Çizmet me lidhëse e thumba metalikë ishin asokohe më të famshmet e momentit, madje edhe për nuset sepse kompania nxori edhe një koleksion të posaçëm. Përtej famës, çizmet me ngjyra e modele të ndryshme, hasën edhe kritika të forta e madje u quajtën edhe “këpucët më të shëmtuara të botë”. Megjithatë sot këpucë të tilla janë fjala e fundit e modës dhe trendeve, ndaj nuk është edhe aq e habitshme që të rikthehen.

Për Mark Hunter – një fotograf i njohur më mirë si Cobrasnake i cili dokumentoi skenat më të nxehta të festës në vitet 2010 – “arti është subjektiv” dhe edhe nëse Lita është “e shëmtuar”, ka një arsye që është tërheqëse për disa. Ai, i cili pa këpucët Lita të ‘pushtonin’ festat më në modë në atë kohë, tha për The Guardian Hunter:

Si djalë, gjithmonë mendoja se ato dukeshin të pakëndshme, si thundra e kalit. Në retrospektivë, mendoj se Lita përfaqësonte frymën DIY të epokës, ku moda nuk ishte për t’u përshtatur; kishte të bënte me të dalluarit.

Më shumë