Virgjil Muçi: Prezantimi i librave të përkthyer në italisht

Sindi Metushi
30/10/2024

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Albania Letteraria, dueke prezantuar përkthimin në gjuhën italiane të romaneve të autorit Virgjil Muçi

Presenti: / Të pranishëm:

Virgjil Muçi, autore

Diana Çuli, scrittrice

Anna Lattanzi, Albania Letteraria

Takimi do të ketë si protagonist një prej autorëve më përfaqësues të panoramës letrare aktuale shqiptare dhe synon të udhëheqë publikun në një ekskursus interesant dhe magjepsës në histori që kujtojnë periudha vendimtare, të cilat kanë shënuar historinë e Shqipërisë. Virgjil Muçi me shkrimin e tij të rafinuar, rrëfen ankthet e shpirtit njerëzor në Vendin e Shqiponjave, të projektuar drejt së ardhmes dhe të lidhur me atë fill të pëhershëm që e tërheq tek e shkuara.

Virgjil Muçi lindi në Tiranë në vitin 1956, ku ndoqi studimet letrare e gjuhësore, duke marrë dy diploma. Dashuria për letrat e bën atë të jetë një përkthyes me prestigj, aq sa angazhimi i tij për transpozimin e veprave në gjuhën shqipe cilësohet sot si i “mjaft i vyer”.
Duke përkthyer nga anglishtja, italishtja, serbishtja dhe spanjishtja, Virgjil Muçi ka sjellë në Shqipëri autorë të kalibrit të Susan Sontag, Astrid Lindgren, Charles Bukowski, David Albahari, Robert Kagan, David Edgar, Joseph Rothschild, E. B. White, Michael Crichton, Charles Dickens, Agatha Christie, Thomas Friedman, Robert D. Kaplan, Ian Buruma, Ivo Andriq, Miroslav Krleza, J. K. Rowling, Andrei Nikolaidis, Malorie Blackman e shumë të tjerë. Kritik letrar dhe gazetar, ai shkruan artikuj për kulturën, politikën dhe shoqërinë, botuar në gazeta të rëndësishme shqiptare.

Karriera e tij si shkrimtar zuri fill mbi tridhjetë vjet më parë. Libri i parë i autorit është Zjarret e revoltës, një roman për fëmijë, me një gjurmë historike, i paraprirë nga dy përralla. Zhanri i përrallës apo i fabulës, përbën thirrjen për të shkruar për Virgjil Muçin dhe është “flirti i tij i parë me letrat”, siç e përkufizon ai vetë. Ishin vitet 1980 kur, papritur, në jetën letrare të autorit erdhi një pikë kthese, e cila e lejoi ta kthente penën në një drejtim krejtësisht tjetër. Kërkesa nga shtëpia botuese Naim Frashëri (e vetmja në kohën e regjimit) për të përkthyer Vrasje në Orient Express të autores Agatha Christie, i hapi një tjetër vizion të shkruari. Kështu ai vendosi të trajtojë shkrimin e një romani me karakteristika të përafërta me një thriller, edhe nëse sot mund ta përkufizojmë me siguri, si një rrëfim të ngjyrosur me nota noir.

05.11.2024 ora 18.30

Më shumë