Baleti “La Sylphide” te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Në mëngjesin e ditës së martesës, James, i rrëmbyer mes realitetit dhe ëndrrës, zgjohet nga një puthje e lehtë. Sylphide, një krijesë ajri që e thërret drejt botës së saj të padukshme.
Ai përpiqet ta harrojë, por fryma e saj e ndjek kudo. Një shtrigë e vjetër, Madge, i profetizon të fejuarës së tij, Effies, se do të martohet me kushëririn Gurn, jo me James-in.
I ndarë mes dashurisë tokësore dhe asaj qiellore, James ndjek Sylphide-n në pyllin e saj magjik.
Duke u përpjekur për ta mbajtur pranë atë, ai bie pre e mashtrimit të shtrigës dhe i hedh mbi supe një shall të helmuar, duke e shuar atë.
Në versionin koreografik të August Bournonville, me muzikën plot ndjeshmëri të Herman Severin Løvenskiold dhe nën drejtimin e dirigjentit Gridi Krajës, trupa e baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së sjellin një mbrëmje përrallash.
Data
03-04-05 Nentor 2025
Ora
20:00