Mjaft u torturuat, ju tregojmë trukun që do t’ju ndihmojë të flini më shpejt!

Anja Dervishi
21/11/2024

Shumë gjëra mund t’ju pengojnë të bëni gjumin e përsosur të natës. Të biesh në gjumë nuk është aq e lehtë sa tingëllon, dhe nëse kushtet nuk janë të përshtatshme, atëherë mund të kalosh orë të tëra duke u rrotulluar në shtrat para se të bini përfundimisht në gjumë. Një nga arsyet më të zakonshme që nuk mund të flini është sepse ngarkoheni me mendime të thella.

Është shumë e zakonshme kur ne shtrihemi natën që të na vijnë gjithfarë mendimesh, nga të menduarit për diçka që keni bërë më herët gjatë ditës deri tek planifikimi i asaj që do të bëni nesër. Por tani një eksperte meditimi ka ndarë një truk të lehtë që ju ndihmon të flini më shpejt.

Emily Kessler u bë virale me trukun e saj të çuditshëm, të cilën ajo këmbëngul se e përdor çdo natë për të “shpërqëndruar mendjen e saj” dhe kjo e ka ndihmuar atë të flejë më shpejt se çdo gjë tjetër që ka provuar. Në videot në rrjete sociale, Emily pranoi se truku i saj “duket sikur nuk ka kuptim”, por u kërkoi njerëzve që t’i besonin procesit dhe t’i jepnin një shans, sepse ka bërë mrekulli për të.

Më ka ndihmuar mua dhe të tjerëve që ua kam treguar këtë. Kur po përpiqeni të flini natën dhe jeni shtrirë në shtratin tuaj, ajo që ju rekomandoj është të merrni disa herë frymë thellë për të qetësuar trupin pak dhe pastaj filloni të vizualizoni një shtëpi.

Emily pohoi se është e rëndësishme që shtëpinë që imagjinoni të mos jetë e juaja, por një që njihni me detaje. Ajo thotë se vizualizon shtëpinë e gjyshërve. Ekspertja shpjehon se të imagjinoni sikurse jeni në shtëpi, dhe po shikoni me detaje përmbajtjet e secilës dhomë.

Ka diçka në lidhje me këtë që e shpërqendron mendjen tënde aq sa të të lërë të biesh në gjumë. Unë s’kam arritur ta përfundoj kurrë të gjithë shtëpinë.

Më shumë