ashmë ka nisur spektakli më i madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Vetëm pak më parë është prezantuar banorja e re e “BBV4”, e cila është Amber Candy. Amber është një ndër personazhet që ka thyer tabu në vendin tonë me kthimin e saj nga fizik mashkulli në femre. Amber është transgjinorja më e njohur dhe e komentuar në rrjetet sociale, profesioni i së cilës është make up artist.
Amber është kthyer në femër falë ndërhyrjeve kirurgjikale, një dëshirë që e ka patur prej kohësh dhe nuk është kursyer të flasë për këtë në televiozion, ku përveç jetës së saj Amber ka marrë vëmendjen edhe për deklaratat e saj në emsione
Prej vitesh, ajo ushtron profesionin e grimieres, ndërkohë që në fotot e saj, bie në sy jeta e luksit që bën, ku nuk mungojnë udhëtimet në të gjithë botën. Amber ka edhe biznese (qendër estetike dhe dyqan veshjesh), duke u bërë kështu e para vajzë transgjinore në Shqipëri që prezantohet edhe si biznes woman.