Thirrje për projekte artistike pranë Cirkut Kombëtar

Sindi Metushi
06/02/2025

Afati i Aplikimeve: 27 Janar – 23 Shkurt 2025

(Projektet fituese do realizohen brenda vitit 2025)

Cirku Kombëtar do të mbështesë projekte që përfshijnë:

Prodhime dhe eksperimentime artistike (performanca, instalacione, etj.)

Projekte edukative që përmes artit të cirkut përcjellin dhe promovojnë mesazhe ose kultura të ndryshme për publikun e gjerë, veçanërisht për fëmijë dhe të rinjtë.

Temat sociale lokale ose më gjërë që adresojnë çështje të rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë.

Ndikimi i intelegjencës artificiale në art, krijimtari, fëmijet dhe të rinjtë.

Dosja e Projektit duhet të përmbajë:

Skenarin e plotë
Konceptin regjisorial
Skicat e skenografisë së shfaqjes (për shfaqjet me skenografi)
Kostumografia dhe grimi
Preventivi (i ndarë sipas zërave)
CV e secilit prej krijuesve

Vëmendje:
Aplikanti mban përgjegjësi të plotë për origjinalitetin e projektit të tij në lidhje me të drejtat e autorit.

Mënyra e Dorëzimit:
Pranë Cirku Kombëtar, Rruga Dede Gjo Luli
Email: [email protected]
Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni në adresën e mësipërme.

Më shumë