Katër legjenda, një skenë! Deejay Time për herë të parë në Shqipëri, vetëm në Eagle Beat Festival!

I vendosur pranë Liqenit Artificial, Festivali Eagle Beat është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen. Më shumë se një festival, një bashkim i muzikës dhe energjisë.
Këtë vit, Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar. Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali.
Dimitri Vegas & Like Mike, dyshja e famshme e Tomorrowland vijnë për herë të parë në Shqipëri. Pak ditë më parë u konfirmua dhe një tjetër emër, Hugel, artisti që arriti suksesin në 2024 me hitin “I Adore You”.
Nxitësi i lëvizjes Latin House me hitin e tij “Morenita” – HUGEL është një artist i suksesshëm dhe i njohur dhe me shumë nga këngët e tij që arrijnë vend të parë në playlista-t botërore, muzika e tij luhet në vendet më të mira dhe ngjarjet më të njohura në të gjithë botën.
Nuk mbaron me kaq! Tashmë në Eagle Best Festival, do të vijnë Albertino, Fargetta, Molella & Prezioso, legjendat ikonike pas Deejay Time. Nëse jeni rritur duke kërcyer e duke ‘lënë kokën’ pas “The Rhythm of the Night”, atëherë ky është momenti që po prisnit.
Katër legjenda! Një skenë! Eagle Beat Festival!
Mos e humbisni, blini biletën tani, e cila do të jetë e vlefshme për të treja ditët e eventit. Për më shumë informacione klikoni në kuadr.com/eagle-beat-festival-2025/