Martin Garrix në 2024/Pas Dimitri Vegas & Like Mike, ja DJ ndërkombëtar i radhës që ‘zbarkon’ në Eagle Beat Festival…

Anja Dervishi
04/04/2025

Eagle Beat Festival solli risinë në Tiranë, me një koncert si asnjëherë më parë. Vitin e kaluar, DJ më i mirë në planet, Martin Garrix, solli një spektakël të jashtëzakonshëm për publikun në zemër të kryeqytetit.

I vendosur pranë Liqenit Artificial, Eagle Beat Festival është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen. Ky është më shumë se një festival, është një lëvizje. Një bashkim i muzikës dhe energjisë.

Tashmë këtë vit diçka edhe më e madhe po vjen! Plot tre ditë festival, me surpriza, muzikë, e emra të njohur ndërkombëtarë, si kurrë më parë.

DIMITRI VEGAS & LIKE MIKE, dyshja e famshme e Tomorrowland vijnë për herë të parë në Shqipëri. E nuk mbaron me kaq! Tashmë një emër tjetër me famë ndërkombëtare do të jetë pjesë e këtij festivali të jashtëzakonshëm muzike, Eagle Beat Festival.

Nxitësi i lëvizjes Latin House me hitin e tij “Morenita” – HUGEL është një artist i suksesshëm dhe i njohur dhe me shumë nga këngët e tij që arrijnë vend të parë në playlista-t botërore, muzika e tij luhet në vendet më të mira dhe ngjarjet më të njohura në të gjithë botën.

Ai u rrit në Marsejë pranë Detit Mesdhe (në jug të Francës). Nëna e tij e rriti atë me pasionin për rrymën funk, disco dhe soul. Artin e Dj’ing me vinyl e zbuloi në moshën 16-vjeçare, i ndikuar nga stili i Carl Cox, Laurent Garnier, Daft Punk, Amine Edge dhe David Guetta. Pas disa vitesh duke mësuar produksionin ai u bë Hit-Maker. Muzika e tij është frymëzuar nga Ibiza (Spanjë) dhe kultura latine të cilën ai rrëmbeu gjatë kohës që jetonte aty.

Në vitin 2023 ai themeloi Recordlabel-in e tij Make The Girls Dance. Suksesi i HUGEL vazhdoi në vitin 2024 me publikimin e “I Adore You”, një bashkëpunim me Topic, Arash dhe Daecolm. Popullariteti i këngës u shtri në platformat e mediave sociale, duke grumbulluar mbi 36 milionë
shikime në Instagram dhe TikTok.

HUGEL vjen tashmë në Tiranë, në një event të paharruar në Eagle Beat Festival. Më 13, 14, 15 qershor, bëhuni gati për festivalin më të madh të muzikës! Për bileta vizitoni kuadr.com

Më shumë