
“ASimple Accident” i Jafar Panahit fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë. Çmimi i jurisë u fitua ex aequo nga “Sirat” i Oliver Laxe dhe “Sound of falling” i Mascha Schilinski ndërsa Çmimi i Madh shkoi për “Sentimental value” nga Joachim Trier. Kleber Mendonca Filho, me “Oagente secreto” triumfoi për regjinë më të mirë dhe për të njëjtin film, Wagner Moura u vlerësua si aktori më i mirë. Aktorja më e mirë, Nadia Melliti për “Le petit dernier” nga Hasfia Herzi.
Panahi: Gjëja më e rëndësishme është liria e Iranit
Mendoj se është koha t’iu drejtohemi të gjithë iranianëve në mbarë botën: le të lëmë mënjanë problemet, dallimet, gjëja më e rëndësishme është liria e vendit tonë.
Ky ishte apeli i regjisorit disident iranian Jafar Panahi nga skena e Festivalit të Filmit në Kanë, ku fitoi Palmën e Artë për filmin “Një aksident i thjeshtë”.
Kinemaja është një shoqëri, askush nuk ka të drejtë të na thotë çfarë të bëjmë, çfarë të mos bëjmë. Eshtë vërtet e vështirë të flasësh. Para se të them diçka, më lejoni të falënderoj familjen time për gjithë kohën që nuk kam qenë me ta e pastaj të gjithë ekipin që më shoqëroi e më lejoi të bëja këtë film me ta.
Gjithashtu, falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në Francë për postproduksionin. Nuk do të ishte e mundur të realizohej ky film pa një ekip të përkushtuar.
Regjisori e mbylli fjalën e tij të shkurtër duke falenderuar “Festivalin e Filmit në Kanë dhe të gjithë të pranishmit”.
Lista e çmimeve:
– Palma e Artë për filmin Një aksident i thjeshtë nga Jafar Panahi
– Grand Prix për filmin Sentimental Value nga Joaquim Trier
– Çmimi i jurisë ex aequo për filmat Sirat i Oliver Laxe dhe Sound of Falling nga Mascha Schilinski
– Çmimi për regjinë më të mirë për Kleber Mendonça Filho për filmin O Agent Secreto
– Çmimi special për filmin Resurrection nga Bi Gan
– Aktori më i mirë Wagner Moura për O Agente Secreto nga Kleber Mendonça Filho
– Aktorja më e mirë Nadia Melliti për filmin La Petite Derniere nga Hafsia Herzi
– Skenari më i mirë për Luc dhe Jean-Pierre Dardenne për Jeunes Meres
– Kamera e Artë për filmin Torta e Presidentit e Hasan Hadit
– Palma e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër “I’m Glad You’re Dead Now” nga Tawfiq Barhum.