Premierë “Andrra e Jetes” në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Sindi Metushi
02/09/2025

Shfaqja teatrore “Andrra e jetës”, e frymëzuar nga poema me të njëjtin titull e Ndre Mjedës, do të ngjitet premierë më 4 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjinë dhe përshtatjen e ka realizuar Anila Balla, e cila sjell një qasje të re dhe guximshme mbi veprën klasike.

Nën interpretimin e Ermela Rurit, Joana Omerajt dhe Eva Gjikës, publiku do të përjetojë jetën e një familjeje shqiptare në një qoshe të vogël shtëpie, ku ëndrrat dhe shpresat përplasen me realitetin. Personazhet Trina dhe Zoga mishërojnë dritën e së ardhmes, ndërsa Lokja (nëna) mbetet rrënja e fortë që mban jetën e përditshme. Një natë e veçantë sjell lajme që do të ndryshojnë fatin e tyre, duke e kthyer historinë në një dramë të zjarrtë, ku zgjedhjet marrin peshën e flakës.

🗓️ Premierë më: 4 Shtator / Ora 20:00

🗓️ Si dhe më datë: 5, 6, 7 Shtator
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Më shumë