
Një ditë e veçantë i dedikohet Mbretëreshës Geraldinë!
Ambasada Hungareze në Tiranë dhe Fondacioni Mbretëresha Geraldinë do t’i dhurojnë një vepër arti Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Piktura, e krijuar nga artistja hungareze e artit abstrakt Anna Konya që jeton në Shqipëri, nderon trashëgiminë e mirësisë dhe forcës së Mbretëreshës. Arti në spitale sjell ngushëllim dhe dritë, dhe kjo vepër vjen si një kujtesë e dashurisë dhe mbështetjes në momentet e lindjes dhe fillimeve të reja. Gjithashtu, në 110-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, fëmijët u ftuan të nderojnë kujtimin e saj përmes një konkursi vizatimi. Frymëzuar nga eleganca, mirësia dhe
forca e saj e qetë të simbolizuara nga trëndafili i bardhë ky aktivitet vë në pah trashëgiminë e saj të pastërtisë dhe bukurisë në Shqipëri. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve dhe ekspozita me 10 veprat më të mira nga të dy kategoritë e moshave do të bëhet
nga Lartmadhëria e Tij, Princi Leka II.
Një ditë ku arti, historia dhe kultura shqiptare bashkohen për të përkujtuar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë dhe rolin e saj të veçantë në kujtesën e kombit .
Data
30/09/2025
Ora
16:00