Koncert nga violinisti Giuseppe Gibboni

Sindi Shkira
09/10/2025

Giuseppe Gibboni, një nga violinistët më të spikatur të panoramës ndërkombëtare muzikore, fitues i çmimit Paganini, vjen në skenën e TKOBAP-së më 9 tetor ora 20:00.

Pas dy koncerteve të tij me Orkestrën Filarmonike të Teatrit La Scala, Milano, ai sjell virtuozitetin e tij në Shqipëri me Koncertin për violinë nr. 2 të Paganinit, nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në bashkëpunim me OSFA-në, të drejtuar nga dirigjenti fort i dashur për publikun Sergio Alapont.

Me një program premierë që përfshin:
• Rimskij-Korsakov – Ouverture, op. 28
• Paganini – Koncerti për violinë nr. 2 në si minor, op. 7
(solist: Giuseppe Gibboni)
• Rachmaninov / Respighi – Cinq Études-tableaux, P 160
• Stravinskij – Suite nga L’Uccello di fuoco (The Firebird)

Një natë ku Tirana shndërrohet në kryeqytetin e artit botëror!

Data

09/10/2025

Ora

20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Më shumë