Koncerti “Refleksione”

Sindi Shkira
13/11/2025

“Refleksione”, një koncert që sjell në skenë frymën e re të muzikës shqiptare.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpret publikun në koncertin “Refleksione”, një mbrëmje e veçantë ku e ardhmja e muzikës merr zë përmes krijimeve dhe interpretimeve të artistëve të rinj.

Nga artistët e rinj, me artistët e rinj, për të gjithë publikun shqiptar, një program që lind nga pasioni, guximi dhe talenti i filizave të rinj.
Kompozitorët Erli Lila dhe Rei Kita sjellin një përzierje të ndjeshme emocionesh dhe tingujsh bashkëkohorë, duke ndërtuar ura mes traditës dhe krijimtarisë moderne.

“Refleksione” është një dëshmi e besimit që TKOBAP u jep të rinjve për t’u shprehur, për të krijuar dhe për të ndarë me publikun, botën e tyre të brendshme përmes muzikës.

Mos mungoni!
Datë 15 nëntor, ora 19:00.

Më shumë