“Carmen” me Ambeta Toromanin te TKOB

Sindi Shkira
01/05/2026

Baleti CARMEN – Premierë në TKOBAP

Pasion, dramë dhe sensualitet në një nga historitë më të fuqishme të skenës botërore vijnë në baletin Carmen. Me muzikën e pavdekshme të Georges Bizet dhe koreografinë e Amedeo Amodio, ky produksion i ri sjell një interpretim intensiv të një dashurie që digjet mes lirisë dhe fatit.

Nën dirigjimin e Gridi Krajës, Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së ndërtojnë një univers plot emocione, ku çdo lëvizje dhe çdo tingull rrëfen një histori të zjarrtë.

Në rolin e Carmen, dy emra të dashur për publikun:
Anbeta Toromani dhe Adela Muçollari, ndërsa përballë tyre, Don José vjen nga Alessandro Macario dhe Dion Gjinika.

Një premierë që nuk duhet humbur, ku arti, pasioni dhe eleganca bashkohen në skenën e Tempullit Shqiptar të Artit. ✨

Data: 04, 05, 09, 10 Maj
Ora 20:00

Më shumë