SHTATORI NA SJELL PËRSËRI TEK JU
Mbaruan ditët e gjata të verës…
Deti, dielli, plazhi, vizitat te gjyshërit, lojërat pa orar dhe ajo liri e bukur që vetëm pushimet dinë t’ua falin fëmijëve.
Tani, shtatori troket në derë dhe bashkë me të rikthehet ritmi i përditshëm: shkolla, aktivitetet artistike, ëndrrat dhe skena.
Edhe ne, në Cirkun Kombëtar, kemi nisur përgatitjet për një tjetër muaj plot emocione, të qeshura, duartrokitje dhe magji.
Hapim sërish dyert për ju, publikun tonë të dashur, që i jep kuptim çdo shfaqjeje dhe jetë çdo skene.
Ky është kalendari i Cirkut Kombëtar për muajin shtator.
Një muaj i ri, një fillim i ri dhe shumë arsye për t’u takuar sërish nën dritat e cirkut.
Ju mirëpresim me zemër, aty ku imagjinata bëhet realitet dhe çdo buzëqeshje kthehet në duartrokitje.
Data
12/09/2026