COD është Qendra për Hapje dhe Dialog e ngritur në ambientet e brendshme të selisë së Kryeministrisë me qëllim të përçojë mesazhin e hapjes, transparencës dhe transformimit, duke i dhënë qytetarëve, studiuesve apo të interesuarve, akses të plotë në çdo vendim, dokument apo material që lidhet me vendimet dhe politikat e qeverisë, por jo vetëm. I përbërë nga tri hapësira, – biblioteka, ku gjenden hapësirat për studim; salla digjitale, ku shfaqen projeksionet e prezantimet; dhe salla e ekspozitave “Tako Artistin”. Secila prej këtyre hapësirave funksionon në bazë të një kalendari të integruar, i cili përmban ekspozita tematike dhe të artistëve individualë, gjithnjë të organizuara në bazë të thirrjeve të hapura, që kanë si temë interesin publik.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
04 227 7546
cod.al
Adresa: Kryeministria, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë