Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Silvia Tabaku
08/03/2021

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) është institucioni kryesor kulturor kombëtar dhe më i vjetri në shtetin shqiptar. Mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917. Në momentin e përurimit si BKSH, më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej  6000 vëllimesh. Sot  koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet. BKSH është qendra arkivore e të gjitha botimeve duke mbledhur, përpunuar, restauruar, ruajtur dhe vënë në dispozicion të publikut trashëgiminë e shkruar kulturore të popullit shqiptar.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
www.bksh.al
Facebook

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Info

Të tjera