Kalaja e Tiranës

Silvia Tabaku
08/03/2021

Kjo kala ndodhet në qendrën historike të qytetit të Tiranës, në një nga zonat më të frekuentuara të tij. Ajo përfaqëson një fortifikim fushor me planimetri drejtkëndore 160 x 120m me pjesën më të gjatë lindje – perëndim. Gjatë gërmimeve të kryera në vitet 2001 dhe 2008 mendohet se kalaja i përket njërit prej fortifikimeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga Perandori Justinian në Epirin e Ri (provincë e Durrësit) në shek. IV – VI të erës sonë. Brenda mureve të kalasë së Tiranës është krijuar së fundmi një zonë e re pedonale, e shndërruar në një hapësirë rekreative për kryeqytetin. Kjo hapësirë shërben si një mjedis ku promovohen artizanët dhe traditat lokale, kulinaria dhe arti i Tiranës.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
kalajaetiranes.com
Instagram 
Facebook

Adresa: Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë

Info

Të tjera