Katedralja e Shën Palit

Silvia Tabaku
08/03/2021

Katedralja u ndërtua në fund të vitit 2001 dhe është një ndër katedralet më të mëdha dhe më të reja në Tiranë. Ajo i përket  Kryedioqezës Katolike Tiranë-Durrës. Emri i saj kujton Apostullin Pal si ungjillëzuesin e parë të trojeve shqiptare, në vitin 52 pas Krishtit. Në një letër drejtuar romakëve Shën Pali deklaron se: “ka çuar fjalën e shenjtë nga Jerusalemi dhe përreth e deri në Iliri”. Në brendësi të katedrales gjendet monumenti i Nënë Terezës dhe ai i Papa Gjon Palit të Dytë.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook

Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark, Tiranë

Info

Të tjera