Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitektët italianë në fillim Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte destinuar për familjen mbretërore ( Mbreti Zog I) por ndërtimi i tij nuk arriti të përfundonte deri në vitin 1941. Ndërkaq Mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1939 si pasojë e pushtimit italian të vendit. Duke filluar nga viti 1992, pas rënies së komunizmit, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial për pritje zyrtare.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
president.al
Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë