Si lindi e gjithë ideja e serialit “$NOB”?/Olsi Abazi dhe Amela Çaçi tregojnë gjithçka për TAR!

Silvia Tabaku
06/12/2021

Sot të ftuar në emisonin “Live from Tirana” kanë qenë Olsi Abazi, Amela Çaçi dhe Pirro Qirjo. Producenti dhe menaxherja e produksionit kanë folur në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me një nga serialet më të njohur dhe më të ndjekur që po korr një sukses të jashtëzakonshëm aktualisht dhe që quhet “$NOB”.

Olsi si lindi e gjithë gjëja?

Lindi natyrshëm gjatë pandemisë. Pas “Hostel by Anabel”. Sot ky produkt është këtu ku është dhe njerëzit presin atë që presin. Nuk nisi tafti-bafti. Unë dhe Dalina kemi bërë një bisedë që ta çonim produksionin kinematografik shqiptar edhe më tej në televizion. I hymë me forcat tona.

Si ishte të xhiroje në kohë pandemie?

Është pak e vështirë sepse edhe një pjesë e stafit jo të gjithë ishin të frikësuar por në procesin artistik e mira është që i gjithë grupi dhe e gjithë fryma duhet të jetë e lirë në punën e vet. E lehtë nuk ka qenë. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme sepse dhe shqiptarët nuk janë mësuar të shohin një serial shqip, nuk janë mësuar që të dëgjojnë shqip dhe prandaj i duhet pak kohë. Ne jemi ato pionerët e parë që po vendosim jo vetëm sfidën dhe të mbërrijmë në produkt por edhe njërëzit që të mësohen të shohin se çfarë është një serial shqip.

Cila ka qenë sfida më e madhe për ty si menaxhere produksioni, Amela ?

Sfidë ka qenë e gjitha që në fillim domethënë edhe vetë pjesa që ne xhiruam në pandemi. Por ka diçka që e bënte shumë të thjeshtë gjënë, ne ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Sfida ishte shumë e madhe sepse unë nuk isha hasur më përpara, isha hasur me “Hostel by Anabel” më e thjeshtë domethënë formula ishte më e thjeshtë ndërkohë që “$NOB” kërkonte shumë parapërgatitje dhe ishte diçka që unë nuk e dija. Ishte gjithmonë vështirësi edhe me problematikat që haseshin çdo ditë.

Tek Bojken, Kristel dhe Joan cili është çelësi që godet audiencën?

Risia. Është risia vizuale ajo që godet, ajo e fytyrave të bukura dhe të reja. Një risi tjetër është edhe e papritura brenda të papriturës.

Producenti shtoi gjithashtu se:

Ka një gjë. Është ajo pjesa që njerëzit presin të shohin serinë e parë dhe të dytë dhe duan fundin. Ndërkohë që ky është një serial dhe personazhet duhet që të ndërtohen. Njerëzit duhet të kuptojnë që seriali duhet ndjekur që të kuptojnë çdo gjë. Bilibilit për fillimin e lojës i kemi rënë tani në serinë e katërt.

Më shumë