“120 BMP” filmi francez që kap më bukur se kushdo jetën në momentin e vdekjes.

Silvia Tabaku
07/12/2021

Një dramë dy orëshe për aktivistët homoseksualë në Francën e fund viteve ’80 fillim vitet ’90 – me titra – tingëllon si e vështirë për t’u kapërdirë, por filmi i shkruar dhe drejtuar nga Robin Campillo është një Opera deep-house-i, një emergjencë e avullt dashurie, një betejë jubilare që bërtet për vëmëndje. Në qëndër janë një grup aktivistësh të quajtur Act Up-Paris, një lëvizje e  frymëzuar nga ‘Aids Coalition to Unleash Power’ që nisi në New York në 1987, të cilët ngritën zërin në ditët e para të pandemisë globale të HIV/Aids. Paralelisht tregohet historia e dashurisë të dy prej tyre.

Campillo e vendos shikuesin agresivisht në mesin e një prej takimeve të komunitetit të Act Up, duke na prezantuar vrullshëm me idealet dhe gjëndjen e tyre. Rregullat janë të qarta, nuk ka duartrokitje (por kërcitje gishtash) të gjitha diskutimet duhet të ndodhin në sallën e madhe, asgjë privatisht. Të vendosur për të ngritur zërin nën moton ‘Demokraci do të thotë transparencë’ grupi është i ndarë mes çfarë mund të konsiderohet dhunë dhe çfarë jo, në gjendjen e tyre.

Tensioni dhe lufta e brendshme e të prekurve nga sëmundja, treguar nga Campillo, është e ashpër dhe gërryese. Mundimi i saj për ta kthyer një dramë të ‘shkuar’ – në ‘të tashme’ bëhet i ‘lehtë’ përmes vëzhgimit nga afër të dashurisë. Dramat personale nënvijëzohen në film kryesisht kur “Poz”-i (Shkurtim për HIV Positive) militant interpretuar nga Nahuel Perez Biscayart i cili ‘vjedh’ çdo skenë ku shfaqet, dhe anëtari më i ri i organizatës Nathan (i turpshmi Arnaud Valois) përfundojnë në orbitën e njëri tjetrit. Është një përkujdesje e jashtëzakonshme e Campillo-s për ta mbajtur krizën e Aids paralelisht si tragjedi personale dhe epidemi sociale në të njëjtën kohë.

Në njërën nga skenat përpara se të protestojnë tek një kompani farmaceutike e cila nuk publikon të dhënat e studimeve mbi efektshmërinë e ilaçeve, veteranët e organizatës të ngarkuar me tullumbace gjaku që do të përfundojnë në fytyrën e gjak-pirësve të koorporatave, i thonë më të rinjve në organizatë që të marrin ujë dhe ilaçet me vete, sepse gjasat janë që policia ti ndalojë. Detaje praktike të cilat sugjerojnë rrezikun personal që i kanoset gjithësecilit pjesmarrës.

Pamjet e ‘paradës së kufomave’ xhiruar me një kran nga lart, kombinuar me pamje arkive së protestës së vërtetë të 1989 ku qindra të sëmurë me HIV u shtrinë si të vdekur rrugëve të Parisit, e bëjnë qëndresën civile vërtet historike. Kjo është dhuntia e Campillos; nuk ka kompromis me ndodhitë historike pavarësisht eksplorimeve të marrëdhënieve njerëzore.

Sean mban një tabelë që lexon ‘Silence = Mort’ / ‘Heshtja = Vdekje’, e nëse heshtja barazohet me vdekjen, po aq vekje është edhe qëndrimi në vend. Ndaj ky film ecën me shpejtësinë e erës, duke kombinuar me mjeshtëri skenat e shumë fjalëve me fragmente të gjata melodike, skena kërcimi e puthjesh me butësinë e bulzave të djersës. Një puthje që kthehet në një festë diskoje, ndjekur nga një skenë seksi, pasuar nga rrëfimi tronditësi humbjes së virgjërisë. Kamera kap copëzat e imëta të pluhurit ndihmuar nga ndriçimi i shkëputur (strobe) të cilat duken amorfe në abastrakt njësoj si qelizat e helmuara nga virusi.

Paturpësia e filmit ndaj aktit të seksit është në ADN-në e tij në të gjitha skenat, qoftë ato intime, qoftë ato publike, kur aktivistët shkojnë në një gjimnaz për të promovuar përdorimin e prezervativit për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Emergjenca e të bërit diçka ndjehet në çdo skenë, duke mos lënë asgjë të bjerë.

Filma të mëdhenj e të njohur botërisht të kësaj teme si “Philadelphia” (1993) apo “Dallas Buyers Club” (2013) janë të ndryshëm nga “120 BMP” pikërisht në dinamikat e personazheve të tyre. Të parët janë trajtuar me një lloj serioziteti që e bën udhëtimin e tyre një marsh stoik, larg seksit (arsyeja pse filloi gjithçka) drejt vdekjes. Të dytët luftojnë në një mënyrë me njerëzore, më të besueshme, larg heroizmave holliwoodiane. Muzika disonante e pionerit të elektronikës Arnaud Rebotini, është një metronom house që i jep filmit një ritëm numërimi së prapthi.

“120” Beats per minute” është një metronom, i ngjashëm me rrahjet e një zemre që po vdes, por duke kapur jetën, më mirë se kushdo.

Më shumë