E kush më mirë se ajo mund të japë leksione bukurie?! Sa herë që lyen buzët Monica Bellucci bën këtë gjë…

Marisa Karabeci
16/12/2021

Buzëkuqi është produkti kozmetik më i shituri i të gjithave kohërave. Me një traditë të lashtë që daton 5000 vjet më parë, që nga koha e qytetërimit babilonas ai është shndërruar në armën sekrete të të gjitha femrave. Pavarësisht gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike, një e kaluar me buzëkuq buzëve duket sikur ju përmirëson ditën dhe u shton dozën ”e munguar” të feminilitetit.

Por, përveç vështirësisë së zgjedhjes së tonalitetit të duhur, shpeshherë femrat diskutojnë me njëra-tjetrën se si shkëlqimi i tij zgjat aq pak. Mjafton një kafe në mëngjes ose një gotë verë në drekë dhe buzëkuqi zhduket si me magji. Aktorja e njohur Monica Bellucci, e dashuruar pafundësisht pas nuancave të së kuqes ka treguar se ka filluar të përdor buzëkuq që 14-vjeçe.

Me kalimin e viteve ajo ka qenë imazh kryesor i shumë markave të njohura në botë, megjithatë pavarësisht emrit të tyre ajo ka mënyrën e saj për ta bërë buzëkuqin të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe ja se cilat janë metodat:

1.Lyeni buzët me buzëkuq.

2.Më pas vendosni mbi buzë një napë të hollë ose fasoletë.

3.Me ndihmën e një furçe të vogël aplikoni pak pudër të tejdukshme mbi buzë.

4.Hiqni fasoletën dhe buzëqeshni, buzëkuqi do të jetë i juaji deri në fund të ditës.

Rikujtojmë, se Monica Bellucci së fundmi ka shprehur se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në të 50-at. Aktorja 57 vjeçare, ndau mendimet e saj për rritjen e moshës në një intervistë me revistën “Sunday Times Style”, duke thënë se preferon verën, makaronat dhe klasat e herëpashershme të pilates sesa stërvitjet rraskapitëse dhe dietat kufizuese.

Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë kaq e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në një mënyrë paqësore. Kur je 50 ose 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ti ndryshon, sikur fëmija juaj hyn në dhomë, shihni se gjëja e parë është ajo. Ne vijmë në vendin e dytë. Kjo na jep një tjetër perspektivë.

Më shumë